Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim, Ahmet Shalën – djaloshin i cili ka udhëtuar 28 ditë me biçiklet nga Gjermania për në Pejë-Kosovë.
Postimi i plotë i kryetarit Muhaxheri:
Ahmet Shala arriti dje në Kosovë, dhe më nderoi tejmase me vizitën e tij të veçantë! Ka udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë me biçikletë për 28 ditë rrugë, në total 1997 kilometra! Kaloi nëpër: Karlsruhe, Ulm, Augsburg, München, Linz, Wien, Graz, Zagreb, Split, Dubrovnik, Budva, Podgorica, Vermosh dhe në fund arriti në Pejë, Kosovë. E përgëzoj duke e falenderuar për vizitën dhe i uroj shumë suksese në vazhdim!